Gonxhja: Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi

30 Shtator 2026, 17:17Kulturë TEMA
Gonxhja: Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë

Amfiteatri Antik i Durrësit hyn në një etapë të re ruajtjeje dhe studimi.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga puna konservuese e ekipeve, ndërsa theksoi se ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Po ashtu, vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, që prej vitit 2018 sjell të dhëna të reja për historinë e monumentit.

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja ndau edhe shifrat që tregojnë rritjen e interesit për këtë sit të rëndësishëm.

“Interesi i vizitorëve po rritet: nga janari në gusht 2026, Amfiteatrin e vizituan 28 823 persona, rreth 16,3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjashtë dekada pas zbulimit, puna për ta njohur, mbrojtur dhe përcjellë këtë pasuri te brezat e ardhshëm vazhdon”, theksoi ministri.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje