Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, konferencë me Kryeministrin Rama. Zbardhet agjenda

30/09/2026 09:22

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.

Von der Leyen do të mbërrijë në Kryeministri në orën 16:30, ndërsa pas takimit, në orën 17:30, ajo dhe Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet dhe çështjet kryesore të vizitës.

Agjenda:

16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Top Channel