Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mashtronin qytetarët e BE-së përmes call center nga Tirana, Policia zbulon bazën te Rruga e Kavajës, arrestohen 4 punonjësit dhe shpallet në kërkim pronari (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Mashtronin qytetarët e BE-së përmes call center nga Tirana,
Foto nga arrestimi

Policia e Tiranës ka goditur një rast mashtrimi përmes platformave online, duke arrestuar në flagrancë katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Emirjon Xhafa, 40 vjeç, Genci Ndoni, 42 vjeç, Ekzon Dervishi, 32 vjeç dhe Eroll Hyslihaka, 31 vjeç. Këta shtetas dyshohen se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian përmes platformave online.

Nga hetimet rezultoi se ambienti ku ushtrohej kjo veprimtari ishte në pronësi të shtetasit Taulant Beleraj, 45 vjeç, i cili në bashkëpunim me personat e arrestuar, dyshohet se e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Ky shtetas u shpall në kërkim, ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë, si dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me veprimtarinë e paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”.

Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase.

Sekuestrohen 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një sërë veprimesh hetimore e procedurale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “INVESTING”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit E. Xh., G. N., E. D. dhe E. H., si dhe shtetasen E. A., të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, nëpërmjet platformave online.

Nga hetimet rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit T. B., i cili, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 45 vjeç, ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese