Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet

30 Shtator 2026 | 09:34

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkurë në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 05:00 në sektor Fllakë.

Policia shton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve.

‘Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve‘, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë

Dy persona janë proceduar këtë të mërkurë nga policia, pasi shisnin në qytetin e Korçës bizhuteri argjendi të kontrabanduara. Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar...
10:03 | 30/09/2026

Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bala është thirrur...
09:56 | 30/09/2026

Mori makinën e babait pa leje dhe u aksidentua, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij...
08:05 | 30/09/2026