
Durrës- Një shpërthim tritoli u regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin e njohur si Sektor Fllakë.
Rreth orës 05:30 në derën e lokalit në pronësi të Ramazan dhe Erjon Balla pati një shpërthim tritoli që shkaktoi vetëm dëme materiale. Babë e bir kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe se nuk e dinë kush qëndron pas shpërthimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Versus.al

