Lifestyle
Sultjash, shija perfekte e orizit me qumësht nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Një ëmbëlsirë e thjeshtë, tradicionale dhe plot shije, orizi me qumësht është një nga ato receta që na rikthen menjëherë te shijet e fëmijërisë. Me pak përbërës dhe një përgatitje të lehtë, kjo ëmbëlsirë kremoze bëhet edhe më e veçantë falë aromës së vaniljes dhe kanellës.
Përbërësit:
Reklamë
- 250 g oriz
- 500 ml ujë
- 1 litër qumësht
- 150 g sheqer
- Vanilje
- Kanellë
Përgatitja:
Vendosim orizin të ziejë në ujë. Kur shohim që uji po shteron, shtojmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen.
E lëmë të ziejë derisa masa të trashet dhe orizi të zbutet mirë.
E shpërndajmë në tasa dhe e pudrosim me kanellë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




