Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ju fton në një takim kushtuar Viktor Stratobërdhës, regjisorit dhe autorit që u përball me përndjekjen e regjimit komunist.
Përmes filmit, dokumenteve arkivore dhe historisë personale, takimi sjell në vëmendje krijimtarinë e tij dhe mekanizmat që ndërhynë në jetën dhe veprën e artistëve gjatë diktaturës.
Në fokus do të jetë edhe filmi “Pse kështu?”, me regji dhe tekst të Viktor Stratobërdhës, i vendosur përballë dokumenteve të dosjes së tij të hetuesisë.
2 tetor 2026
Ora 10:30
Kinema “Drita”, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
“Klubi i Filmit: Mësojmë nga e kaluara” ndërthur kinemanë me dokumentin arkivor për të ndriçuar historinë përtej narrativës së propagandës komuniste.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje