Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në Durrës.
Nga burime policore, mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 05:00, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mësohet se lokali ishte në përdorim nga Ramazan Balla dhe Erjon Balla
"Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Nuk dihen ende autorët që kanë vendosur sasinë plasëse dhe ende nuk është përcaktuar sasia që është përdorur.
Syri sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku evidentohet dëmet e shkaktuara.

© SYRI.net