E prishi stadiumin për parkim, i riu do ndërtohet mbi varrezat e Himarës/ Gjikuria denoncon planin skandaloz të Vangjel Tavos

09:32, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish kandidati për kryetar të bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria, denoncon projektin skandaloz që pritet të miratohet me urgjencë në këshillin bashkiak. Bëhet fjalë për ngritjen e stadiumit të ri aty ku janë varrezat. Denoncimi u bë sot në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, dhe Gjikuria bëri publik dhe pr/vendimin nr 6/10 të datës 24 shtator 2026 që pritet të kalojë nesër me votat e socialistëve në këshillin bashkiak.

Petro Gjikuria: Nuk e dimë pse ky nxitim. Himara kishte stadium. Dhe zoti Tavo kishte premtuar para votimeve se do të bëhet ekip në Himarë. Ai nuk u bë dhe u prish stadiumi për të bërë parkim.

Po bëjnë një propozim shumë të shpejtë për të bërë një stadium dhe do ta bëjnë në varrezat e Himarës. Me një fjalë, himariotët mirë që i sorollatin 35 vite për të marrë pronat, por nuk lënë rehat as të vdekurit të prehen. Do i heqin dhe do i çojnë në një vend tjetër për të bërë stadiumin.

Flavio Qarri: Ju po më thoni që plani i Tavos është që stadiumin aty ku e ka ta shkulë dhe aty ku e ka parkim dhe ta bëjë tek varrezat

Petro Gjikuria: Po. Ne kishim stadium. Do të bëhet parkim e kulla. E tani do të vëmë stadiumin në varreza. E kjo do të kalojë me nxitim nesër në këshillin bashkiak  se kanë dhe votat. Nuk e di si himariotët e denjë mund të votojnë.

Flavio Qarri: A është disktuar ndonjëherë?

Petro Gjikuria: Asnjëherë nuk është diskutuar në publik. Por llafet kishin dalë, Tavo kishte premtuar se nuk do të bëhet, por çdo premtim që jep Tavo është sa për të kaluar kohë dhe marrë zgjedhjet. Në asnjë vend të botës nuk  mund të ngrihen të vdekurit e të bëhen stadium.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco