E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 persona në Korçë

Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë, pasi dyshohen se shisnin bizhuteri argjendi të kontrabanduara, pa dokumentacion shoqërues dhe pa lëshuar fatura tatimore.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, operacioni i koduar “Silver” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive.

Reklamë

Në kuadër të operacionit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç, dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën nga shërbimet e Policisë në shëtitoren “Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, ndërsa dyshohet se po shisnin bizhuteri argjendi pa lëshuar fatura tatimore.

Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27 kilogramë bizhuteri të ndryshme argjendi, të cilat, sipas autoriteteve, nuk kishin asnjë dokument shoqërues.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.