VIDEO/ Drejtori i Policisë së Korçës paraqitet në SPAK, miku i ngushtë i Prodës do pyetet për Agasin

09:54, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e biznesmenit Ergys Agasi.

Bala, i cili ka mbajtur më parë postet e rëndësishme si kreu i Policisë së Durrësit dhe drejtues i Forcës Operacionale, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot në orën 10:00.

Sipas burimeve paraprake, thirrja e tij në SPAK lidhet me hetimet e rëndësishme që po kryhen mbi aferën AKSHI-SHISH. 

Bala do të pyetet si person në dijeni për Ergys Agasin, pasi një pjesë të kohës kur biznesmeni ka qenë në kërkim, Bala drejtonte Policinë e Durrësit.

Kujtojmë se Bala është mik i ngushtë i Ilir Prodës, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, i cili po ashtu po hetohet në kuadër të kësaj afere.

Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës.

Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht.

Vilson Bala ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco