Sekuestrohen 27 kg bizhuteri argjendi të dyshuara të kontrabanduara, e pësojnë dy persona në Korçë

Aktualitet

kor_sd.jpg
Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë, pasi u kapën duke shitur bizhuteri argjendi pa dokumentacion dhe pa lëshuar fatura tatimore.

Operacioni i koduar “Silver” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një hetimi me metoda proaktive. Gjatë aksionit, në shëtitoren “Shën Gjergji”, u sekuestruan 27 kilogramë bizhuteri të ndryshme argjendi, të cilat nuk dispononin dokumente shoqëruese.

Të proceduarit janë dy shtetas, 45 dhe 65 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, për veprat penale që lidhen me kontrabandën, tregtimin e mallrave kontrabandë dhe shkeljet tatimore.

Njoftimi:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Silver”.

Shitnin në qytetin e Korçës, bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme argjendi, me peshë totale 27 kilogramë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.

ME TE LEXUARAT