Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama pret në Kryeministri për takimin e mirëseardhjes, ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama pret në Kryeministri për takimin e mirëseardhjes,
Edi Rama pret në Kryeministri ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt kanë zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure një takim mirëseardhje në Tiranë. Rama publikon një foto nga vizita e Wendt dhe thotë se e ka uruar për detyrën në vendin tonë.

"WELCOME. Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt", shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndan dhe këtë pamje nga zyra e tij.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Gjenerali Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i SHBA në vendin tonë, në një ceremoni të zhvilluar dje në ambientet e rezidencës zyrtare te Rruga e Elbasanit.

Vetë selia diplomatike në Tiranë, thotë se me gjeneralin Wendt nis një kapitull i ri në Shqipëri dhe në nder të tij, Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare.

"Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona", shkruan Ambasada Amerikane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese