Las Vegasi ka nisur një etapë të re në transportin urban pas aktivizimit të shërbimit të robotaksive nga Waymo.
Të lidhura
None found
Udhëtarët mund t’i rezervojnë automjetet përmes aplikacionit të kompanisë, ndërsa udhëtimi realizohet pa praninë e një shoferi njerëzor.
Flota aktuale përbëhet nga automjete Jaguar I-Pace, por pjesën më të madhe pritet ta zënë modelet Ojai, të prodhuara nga Zeekr.
Në fazën fillestare, robotaksitë do të qarkullojnë vetëm në zona të caktuara të qytetit.
Waymo deklaron se mbi 100 mijë persona kanë shfaqur interes për shërbimin përpara se ai të niste në Las Vegas.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se për disa muaj ka studiuar rrugët e qytetit, me qëllim përshtatjen e automjeteve autonome me kushtet specifike të trafikut.
Përmes kësaj nisme, Waymo synon t’u ofrojë banorëve dhe turistëve një mundësi të re, elektrike dhe autonome transporti në qytetin e njohur për jetën e natës. /Telegrafi/
