Drejtori i përgjithshëm i Arkivave Auron Rrokaj priti ambasadoren e Palestinës Rana Abu Sibae

30 Shtator 2026, 11:13Kulturë TEMA
Drejtori i përgjithshëm i Arkivave Auron Rrokaj priti ambasadoren e

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj priti ambasadoren e shtetit të Palestinës në Tiranë, Rana Abu Sibae.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes DPA-së dhe Institutit të Arkivave të Palestinës, në lidhje me çështje me interes të ndërsjellë. Biseda u përqendrua edhe mbi propozimin për të mbajtjur aktivitete kulturore të përbashkëta dhe për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve.

Në funksion të mbarëvajtjes së marrëdhënieve me bashkëpunëtorët, kreu i DPA-së, Auron Rrokaj ka zhvilluar më herët takime me zëvendësshefen e Misionit në Detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Kathryn Hammond, si edhe me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.

Ndërkaq, mes institucioneve homologe në Europë, DPA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me simotrën italiane, bullgare, moldave dhe ukrainase. Ndërsa, në rang rajonal ka formalizuar bashkëpunimin me Arkivin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Arkivat Shtetërore të Malit të Zi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje