Hetimet për Vlora Hysenin/ Çuçi paralajmëron një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Pasi të përfundojë auditimi në SHISH Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim ku u prezantuan projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Në fjalën e tij, Rama u ndal dhe te krijimi i Reformës në Drejtësi 10 vite më parë, duke e quajtur një aspiratë të guximshme të programit për rilindjen shqiptare.
“10 vite më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor. Ajo ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë nga përballja me realitetin. Kemi parë edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Barra për Reformën në Drejtësi ia ka vlerë qerasë. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”, tha ndër të tjera Rama.
Top Channel