web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit

30 Shtator 2026, 11:24, Politikë CNA

Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Drejtësia të jetë fuqia e

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e projektndryshimit në Kodin e Procedurës Penale.

Gjatë fjalës së tij në takim, Rama u shpreh se Reforma në Drejtësi krijoi institucione të reja të pushtetit gjyqësor, ku përmendi edhe ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ai tha se kjo qeveri 10 vjet më parë, shpatën e ndëshkimit ia dorëzoi pushtetit gjyqësor, ndërsa shtoi më tej se “10 vjet të Reformës në Drejtësi shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë”.

Kreu i qeverisë vijoi më tej me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, ku theksoi se thelbi i kësaj pakete që prezantohet është që drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit.

“Reforma në drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe krijoi institucione të reja. Krijoi një superstrukturë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Sot kemi parë forcën e reformës, por dhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Kemi parë rezultate që nuk imagjinoheshin dot. Përtej çdo vështirësie, barra e kthesës së madhe përmes Reformës në Drejtësi ia ka vlejtur të gjithë qiranë, kur i thonë fjalës. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë. 10 vjet më i parë i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit. Sot duam të bëjmë një hap tjetër më modest në përmasa, por jo më pak kuptimplotë. Drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit. Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot. Kjo është ndërhyrja e parë që trajtojmë prezumimin e pafajësisë në procesin penal. Nëse deri tani kemi forcuar krahun e peshores ku qëndron fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën krahut ku qëndron e drejta e njeriut përballë shtetit. Raporti më i fundit i Këshillit të Europës për gjendjen në 23 janar të 2025, tregon se 62% e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga