Zjarr masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, flakët rrezikojnë dhe banesa

11:14, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr masiv ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë kryesisht shkurre dhe bimësi dhe ullishte, ndërsa përmasat e vatrës së zjarrit duken të konsiderueshme, pranë ka dhe banesa afër.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e pare, dhe pritet ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Nga distanca, zjarri duket me intensitet të lartë, ndërsa situata po ndiqet nga afër.

Ende nuk ka informacion të detajuar mbi situatën, përfshirë sipërfaqen e përfshirë nga flakët dhe nëse ka rrezik për zonat përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco