web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në procedurën penale/ Rama: Paketë me mbi 100 nene, nuk e kemi me ata që janë në paraburgim

30 Shtator 2026, 11:36, Politikë CNA

Ndryshime në procedurën penale/ Rama: Paketë me mbi 100 nene, nuk

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në prezantimin e projektvendimit për Kodin e Procedurës Penale.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se paketa e re përfshin mbi 100 nene, të hartuara nga ekspertë të fushës nga Italia dhe Franca.

Sipas Ramës, kjo paketë do të shërbejë për të kontrolluar ushtrimin e pushtetit gjyqësor në procesin penal.

“Kemi në mesin tonë një kulturë të vjetër varësie të drejtësisë ndaj kultit të forcës. Kjo paketë është një përgjigje konkrete ndaj një problemi konkret, që Shqipëria nuk e ka me ata që sot janë në paragurgim, por lidhet me kapitullin 23 të negociatave të BE-së. Çdo ushtrim i pushtetit në procesin penal duhet të krijojë pasoja juridike kur tejkalon fuqinë e vet. Kjo paketë nuk mund të jetë një prodhim i yni, pasi donte një përvojë juridike me precizion të lartë, pasi ndërhyn në pikën nevralgjike të ekuilibrit më delikat të një demokracie. Prandaj zgjodhëm që hartimin e saj t’ua besonin 19 ekspertëve nga Italia dhe Franca. Mbi 100 nenet e kësaj pakete, vijnë nga praktika të ndryshme juridike, si edhe dokumentin përfundimtar. Nuk ka asnjë armë të eksportuar nga jashtë. KE e ka kaluar paketën si një projekt që rrit transparencën në fushën e mbrojtjes”,-tha Rama./CNA





Lajmet e fundit nga