Gjatë kësaj vete Interi, për pak sa nuk e humbi kapitenin e tij Lautaro Martinez. Barcelona u hodh në sulm për argjentinasin për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, por në fund nuk ndodhi asgjë dhe sulmuesi qëndroi te zikaltrit.

Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta.

‘Gjithçka është e vërtetë, doja Lautaro Martinez me çdo kusht-pohoi Laporta për Corsport-është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim që të na shpëtonte rasti. Kështu që telefonova Marottan dhe më tha që futbollisti nuk është në shitje. Për më tepër në çdo rast nuk do të ishte futbollisti që do të transferohej apo jo sepse Interi kërkonte ta mbante. Kështu për respekt të Marottës, të cilin e vlerësoj shumë, e lamë me kaq’.

Tani në shënjestrën e Barcelonës mund të jetë një tjetër protagonist i Serie A, por për pankinën dhe bëhet fjalë për trajnerin e Comos, Cesc Fabregas.

‘Fabregas e njej mentalitetin dhe vizionin  e Barcelonës më mirë se çdokush tjetër-shtoi Laporta-këtu është rritur dhe kjo do të jetë gjithnjë shtëpia e tij dhe për më tepër mënyra sesi e kupton ai futbollin na pëlqen. Por tani kemi një trajner të jashtëzakonshëm si Flick dhe ju e keni parë se çfarë është në gjendje të bëjë’-shtoi kreu i klubit blaugrana

Dhe në fund, Laporta foli dhe për të famshmen SuperLeague.

‘Ne ishim mes themeluesve të ECA që punoi shumë mirë për 7 vjet-shtoi Laporta-kishim idetë tona, dhe ato ide që në fillim mbaheshin peng, kontribuuan në ndryshimin nga i cili tani po përfitojnë të gjithë. Tani klubet janë më të fortë se më parë’.

Top Channel