Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

IKMT në një fazë të re ristrukturimi, kreu Afrim Qëndro: Do të kemi një trupë inspektuese profesionale, garantojmë ligjshmërinë në territor (THIRRJA PËR TË RINJTË)

Shkruar nga Newsbomb
IKMT në një fazë të re ristrukturimi, kreu Afrim
Afrim Qëndro, kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, ka njoftuar këtë të mërkurë se institucioni që ai drejton prej muajsh, po futet në një fazë të re ristrukturimi, me synimin për të pasur një trupë inspektuese profesionale.

Komisioni i ngritur sipas parashikimeve ligjore, po kryen një verifikim të pozicioneve të punës me profesionin që ka secili inspektor, në Drejtorinë Qendrore dhe në 12 qarqet e vendit.

"IKMT po hyn në një fazë të re të ristrukturimit. Nëpërmjet një komisioni të ngritur ligjërisht, po bëhet verifikimi i pozicioneve të punës me profesionet përkatëse. Në fund të këtij procesi, do kemi një trupë inspektuese më profesionale dhe në përputhshmëri me fushat e veprimit të tyre.

Janë 32 inxhinierë të fushave të cilët janë atashuar pranë Inspektoriatit Kombëtar dhe ky proces do të vazhdojë deri në fund. Në përfundim të këtij procesi, do të kemi një trupë inspektuese më profesionale, e cila do të na garantojë zbatimin e ligjshmërisë në territor në mënyrën më të mirë të mundshme", shprehet Afrim Qëndro.

Sipas tij, ndërtimi i një skuadre teknike, do të sjellë rritje të performancës në inspektime dhe do të jetë padyshim një garanci e shtuar për ligjshmërinë në sektorët e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve.

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, shprehet një falënderim të veçantë për universitetet që kanë sugjeruar prurje të reja dhe u bën thirrje profesionistëve të rinj, t’i bashkohen skuadrës së IKMT-së.

"Ju bëjmë thirrje të rinjve, profesionistë të fushës, të bëjnë aplikime pranë IKMT dhe Inspektoriatit të Përgjithshëm, për të kaluar në procedurat ligjore dhe të bëhen pjesë", shprehet drejtuesi Afrim Qëndro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese