Vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, ekspertiza balistike: Plumbi fatal u qëllua nga një distancë nën 14 metra

Ekspertiza balistike ka hedhur dritë të re mbi vrasjen e Gjovalin Lazrit, 36 vjeç, në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali. Sipas përfundimeve paraprake, të shtënat që i morën jetën shqiptarit janë kryer me shumë gjasë nga një distancë jo më e madhe se 14 metra.

Të lidhura

None found

Hetuesit kanë rindërtuar dinamikën e ngjarjes duke dyshuar se Roberto Mollo, 35 vjeç, u zgjua gjatë natës nga zhurmat e grabitësve që kishin hyrë në pronën e familjes së tij. Ai besohet se ka kaluar nga kati përdhe në ballkonin e katit të parë dhe, pasi ka parë hijet e personave jashtë banesës, ka përdorur pistoletën gjysmë automatike.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 12 gëzhoja, të vendosura në të njëjtën pikë të banesës. Për hetuesit, kjo mund të tregojë se Mollo ka qëlluar pa ndryshuar pozicion dhe në të njëjtin drejtim.

Gjithashtu, janë sekuestruar tre elektrik dore, njëri prej të cilëve u gjet pranë trupit të Lazrit. Në fazën fillestare, personat e shënjestruar mendohej se ndodheshin në një distancë prej 10 deri në 30 metrash.

Por rezultatet e analizave balistike sugjerojnë se largësia e vërtetë mund të ketë qenë jo më shumë se 14 metra. Një nga plumbat e ka goditur Gjovalin Lazrin në qafë, duke i shkaktuar dëmtimin që rezultoi fatal.

Procesi i ekspertizës zgjati më shumë se pesë orë. Specialistët kryen disa herë qitje me seri prej pesë plumbash, me qëllim studimin e trajektoreve dhe verifikimin nëse pozicioni i qitësit përputhej me vendin ku u gjetën gëzhojat.

Në veprimet hetimore morën pjesë prokurorja e Asti-t, Laura Deodato, avokatët e palëve dhe ekspertët e tyre. Në vijim pritet të zhvillohet edhe një këqyrje tjetër gjatë natës, pa përdorur armë zjarri, për të vlerësuar kushtet e shikimit në vendngjarje. Kjo do të shërbejë për të krahasuar sa më saktë ndriçimin e ambientit me atë që ishte i pranishëm natën e ngjarjes.

Hetimi vijon me synimin për të rindërtuar me saktësi momentet e përplasjes dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.


Shtuar më 30.09.2026 11:45

Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş