E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Skandali Epstein, Norvegjia nis hetimin për lidhjet e politikanëve dhe diplomatëve me milionerin amerikan

Parlamenti i Norvegjisë ka nisur seancat dëgjimore për marrëdhëniet mes financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, dhe diplomatëve e politikanëve norvegjezë. Skandali ka tronditur elitën politike dhe diplomatike të vendit, duke nxitur njëkohësisht hetime parlamentare dhe policore.

Në janar, Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi miliona dokumente të lidhura me Epstein, i cili vdiq në burg. Dokumentet nxorën në pah lidhjet e tij me politikanë, anëtarë të familjeve mbretërore dhe persona të pasur nga vende të ndryshme të botës.

Reklamë

Komisioni parlamentar ka thirrur për të dëshmuar 11 ish- dhe ministra aktualë të Jashtëm dhe të Zhvillimit, mes tyre edhe kryeministrin Jonas Gahr Støre. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur marrëdhënie me Epstein. Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm Børge Brende dha dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Ekonomik Botëror pas publikimit të të dhënave për marrëdhëniet e tij miqësore me financierin amerikan.

Në hetim policor janë përfshirë gjithashtu figura të tjera të njohura norvegjeze, mes tyre ish-kryeministri Thorbjørn Jagland, ish-ministri Terje Rød-Larsen dhe ish-diplomatja Mona Juul. Të tre kanë mohuar çdo veprim të dënueshëm penalisht. Edhe mbretëresha Mette-Marit ka kërkuar falje për miqësinë e saj me Epstein, por nuk është pjesë e seancave dëgjimore parlamentare.

Parlamenti ka ngritur gjithashtu një komision të jashtëm me akademikë dhe ekspertë ligjorë për të shqyrtuar çështjet e zbuluara nga dokumentet dhe për të propozuar masa që synojnë rritjen e integritetit dhe transparencës së institucioneve norvegjeze. Komisioni, i cili do të shqyrtojë më shumë se 30 vite të historisë diplomatike të Norvegjisë, pritet të paraqesë përfundimet në fillim të vitit 2028.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.