30 Shtator 2026, 11:45
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një rol më aktiv gjatë hetimit, ndërsa i pandehuri do të ketë akses më të gjerë te provat e dosjes. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha avokati nuk mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Por, sipas tij ai duhet të kryejë hetimet e tij, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë.
Më tej, ai u shpreh se personi i akuzuar do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Rama theksoi se edhe roli i prokurorit do të përcaktohet më qartë, duke i vendosur detyrimin për të shqyrtuar jo vetëm provat që mbështesin akuzën, por edhe ato rrethana që mund të favorizojnë personin nën hetim. Në fund, ai tha se nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë saktësisht si e ka respektuar dinjitetin e tij, duke shtuar se deklarimet e marra nën torturë apo nën trajtim çnjerëzor, janë të papërdorshme.
Edi Rama: Avokati s’mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Ai duhet të kryejë hetimet e veta, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Prokurori do të ketë detyrimin e shprehur të hetojë edhe rrethanat që e favorizojnë fajtorin.
Nuk mund të thirret dikush si person në dijeni dhe të trajtohet si i dyshuar pa avokat e garanci, kushdo do të ketë në fletën e thirrjes të drejtën për t’u paraqitur me avokat. Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen me zë e figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë saktësisht si e ka respektuar dinjitetin e tij. Për herë të parë, shprehet në letër se deklarimet e marra nën torturë apo nën trajtim çnjerëzor, janë të papërdorshme./Dosja.al
edi rama
Politike
30 Shtator 2026, 11:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re t&...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e garancive procedurale. Gjatë fjalës së tij në pr...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tha se për veprat m...
Politike
30 Shtator 2026, 11:26
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministi i vendit, Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi tha se 62% e njerëzve në burgje, jan...
Politike
30 Shtator 2026, 11:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi ka treguar të mirat e saj, por gjat&...
Politike
30 Shtator 2026, 11:14
I.A
Toni GoguUlsi Manja
TIRANË- Paketa e re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale wshtw prezantuar ditwn e sotme. Minist...
Politike
30 Shtator 2026, 10:24
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e K...
Politike
30 Shtator 2026, 10:15
E.d
Eric Wendt
TIRANA- Ambasadori amerikan Eric Wendt po zhvillon një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të...
Politike
30 Shtator 2026, 08:48
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Komisioni Evropian po propozon masa për të mbrojtur BE-në nga çdo përpjekje e anëtarëve të...
Politike
30 Shtator 2026, 08:42
E.d
Ursula von der Leye
TIRANA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin ditën e sotme në Tiranë, ndalesa e pa...