LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale: Prokurori të bëjë edhe akuzën edhe mbrojtjen, për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë arrest me burg. Hetimi fillon nga liria jo nga burgu

• Kodi i Procedurës Penale pritet të ndryshojë në 105 nene, ku priten ndërhyrje në disa prej elementeve kryesore të procesit penal. • Ndryshimet prekin masat e sigurisë dhe paraburgimin, të drejtat e palëve gjatë hetimit dhe gjykimit, provat dhe mënyrën e administrimit të tyre, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin e seancave, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale. • Sipas paketës së re të prezantuar nga kryeministri Edi Rama, për veprat penale që kanë një dënim maksimal nën 5 vite burgim nuk do të caktohet masa e sigurisë “arrest në burg”. • Po ashtu në qeli nuk do të dërgohen gratë shtatzëna, nënat me fëmijë nën 6 vjeç, si dhe baballarët që janë kujdestarët e vetëm të fëmijëve. • Sipas paketës së propozuar, prokurori do të ketë detyrimin të dokumentojë dhe të vërë në dispozicion të mbrojtjes edhe provat e administruara gjatë hetimit, ndërsa mbrojtjes do t’i njihet e drejta për të kryer hetime. • Në këtë mënyrë, prokuroria nuk do të fokusohet vetëm në provat që mbështesin akuzën, por do të duhet të dokumentojë dhe të bëjë të aksesueshme edhe provat që mund të jenë në favor të personit nën hetim. • Në seancat gjyqësore, me kërkesë të palëve, seancat mund të transmetohen drejtpërdrejt. • Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e ka cilësuar si cenim të dinjitetit kombëtar që Shqipëria është bërë “delja e zezë e Europës” sa i përket shifrave të larta të paraburgimit. • Rama deklaroi se burgu duhet të jetë alternativa e fundit dhe se gjykata duhet të argumentojë çdo kufizim të lirisë së individit.

7 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë janë të pavlefshme

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një rol më aktiv gjatë hetimit, ndërsa i pandehuri do të ketë akses më të gjerë te provat e dosjes. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha avokati nuk mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Por, sipas tij ai duhet të kryejë hetimet e tij, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë.

Më tej, ai u shpreh se personi i akuzuar do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Rama theksoi se edhe roli i prokurorit do të përcaktohet më qartë, duke i vendosur detyrimin për të shqyrtuar jo vetëm provat që mbështesin akuzën, por edhe ato rrethana që mund të favorizojnë personin nën hetim. Në fund, ai tha se nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë saktësisht si e ka respektuar dinjitetin e tij, duke shtuar se deklarimet e marra nën torturë apo nën trajtim çnjerëzor, janë të papërdorshme.

Edi Rama: Avokati s’mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Ai duhet të kryejë hetimet e veta, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Prokurori do të ketë detyrimin e shprehur të hetojë edhe rrethanat që e favorizojnë fajtorin.

Nuk mund të thirret dikush si person në dijeni dhe të trajtohet si i dyshuar pa avokat e garanci, kushdo do të ketë në fletën e thirrjes të drejtën për t’u paraqitur me avokat. Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen me zë e figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë saktësisht si e ka respektuar dinjitetin e tij. Për herë të parë, shprehet në letër se deklarimet e marra nën torturë apo nën trajtim çnjerëzor, janë të papërdorshme./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale. Gjatë fjalë së tij në këtë prezantim, Rama tha se marrjet në pyetje dhe veprimet kryesore procedurale do të regjistrohen me zë dhe figurë, me qëllim që të dokumentohet mënyra se si shteti ka vepruar ndaj një personi.

Ai theksoi gjithashtu se deklarimet e marra përmes presionit apo dhunës nuk duhet të kenë vlerë. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me kontrollin e pajisjeve elektronike. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se sekuestrimi i një telefoni apo pajisjeje nuk duhet të nënkuptojë automatikisht të drejtën për të kontrolluar të gjithë përmbajtjen e saj. Rama u ndal edhe tek përgjimet, për të cilat tha se ata duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet, duke theksuar se personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim.

Edi Rama: Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzat dhe mbrojtjen. Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në Pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e garancive procedurale. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha se kjo është ndërhyrja e parë që trajton me kujdes prezumimin e pafajësisë. Duke u ndalur tek numri i lartë i personave të cilët janë në paraburgim, kryeministri tha se paketa e re synon të adresojë këtë problem përmes një qasjeje të integruar.

Kjo sipas tij, duke garantuar njëkohësisht një drejtësi të fortë në përballjen me krimin dhe korrupsionin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Rama tha se Shqipëria nuk mund të vazhdojë me shifra kaq të larta, pas të cilave ka jetë njerëzish, drama familjesh, trauma familjesh dhe dëme të pariparueshme jo vetëm për ata që i vuajnë, por edhe për shoqërinë. 

Edi Rama: Bashkautorët e kanë quajtur paketa e garancive procedurale. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton me kujdes prezumimin e pafajësisë. Nëse deri tani i kemi dhënë fuqi krahut të shtetit, sot i kemi dhënë forcën edhe krahut të të drejtës së njeriut. Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon shumë dukshëm nga ana e shtetit. Shqipëria mban barrën me të rëndë të paraburgimit në kontinentin e Europës. 62% e njerëzve në burgjet tona janë të paraburgosur, pra mbahen në burg për atë që akuzohen, mesatarja europiane ishte 26%. Duke siguruar mbështetjen financiare dhe logjistike, duke iu përkushtuar zbatimin të kësaj pakete si mision dinjiteti kombëtar. Si mund të pranojmë që krahasimi me Rusinë të jetë edhe më tronditës, atje në atdheun e represionit, ku paraburgimi vendoset rëndom me telefonatë, paraburgimi është 30%, as sa gjysma e Shqipërisë

Nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla, pas të cilave ka jetë njerëzish, drama familjesh, trauma familjesh dhe dëme të pariparueshme jo vetëm për ata që i vuajnë, por edhe për shoqërinë. Një politikë e tillë penale ka një impakt negativ jo vetëm te viktimat e drejtpërdrejta, por dhe mbi shoqërinë, që nuk bëhet asnjëherë më e mirë, kur peshorja e drejtësisë anon nga represioni shtetëror. Qëndrimi mesatar arrin 253 ditë kundrejt 155 në vendet e BE, ku për kohën e paraburgimit ka dhe kufizime që në Shqipëri mungojnë. Ndërsa në GJKKO kjo shifër ngrihet në shifrën e paimagjinueshme për Europën, 616 ditë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tha se për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se gjykata duhet të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme.

Sipas tij, as heshtja e personit dhe as mospranimi i akuzës nuk do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Ai tha se gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur, pasi nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Në fund, ai tha se prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato.

Edi Rama: Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministi i vendit, Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi tha se 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha se bazuar në raportin e Këshillit të Europës Shqipëria ka dy herë më shumë persona në paraburgim krahasuar me Europën. 

Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë e cilësoi situatën një problem serioz, ndërsa theksoi se kjo kërkon një adresim institucional. Më tej, Rama u kërkoi prokurorëve dhe gjyqtarëve që kjo sfidë të adresohet pasi shifra të tilla janë të papranueshme për një vend që synon të jetë pjesë e BE.

Edi Rama: Në Shqipëri peshorja e drejtësisë peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Raporti më i fundit i Këshillit të Europës tregon se 62 për qind e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur, mbahen në burg për atë që akuzohen, mesatarja e europiane në po atë datë ishte 26 për qind. Shqipëria ishte më shumë se dy herë më keq krahasuar me gjithë Europën. Ky është një problem shumë i rëndë shqiptar, që duhet ta adresojë në letër Kuvendi dhe ta pranojmë si sfidë të përbashkët për ta fituar, gjyqësori dhe ekzekutivi. Ne duke siguruar mbështetjen financiare dhe logjistike për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës dhe magjistratët duke iu përkushtuar zbatimit të kësaj pakete si mision dinjiteti kombëtar./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi ka treguar të mirat e saj, por gjatë vitieve ka treguar edhe dobësitë përballë realitetit. Në prezantimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri tha se me reformën në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.

Rama theksoi se Reforma në Drejtësi shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, gjatë kësaj dekade janë shfaqur edhe dështime dhe deformime, të cilat siç tha nuk mund të fshihen pas rezultateve të reformës.

Edi Rama: 10 vite më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor. Ajo ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë nga përballja me realitetin. Kemi parë edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Barra për Reformën në Drejtësi ia ka vlerë qerasë. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Prokurori të dokumentojë provat, edhe mbrojtja mund të hetojë

Paketa “Rama” për ndryshimin e Kodit të Procedurës
Toni GoguUlsi Manja

TIRANË- Paketa e re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale wshtw prezantuar ditwn e sotme. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, shpjegoi ndryshimet e propozuara, duke theksuar se prokurori do të ketë detyrimin të dokumentojë dhe t’i vërë provat në dispozicion të të pandehurit, ndërsa mbrojtjes do t’i njihet e drejta për të hetuar.

Një tjetër ndryshim lidhet me sekuestrimin e telefonave celularë. Sipas propozimit, autoritetet do të kenë akses vetëm në të dhënat që përcaktohen nga gjykata.

“Teksti nuk është hermetik, është projekt për konsultim. Paraburgimi është pjesa më e dukshme e kësaj reforme, por jo e vetmja. Ne propozojmë që prokurori të ketë detyrimin ta dokumentojë dhe vërë provat në dispozicion të burgosurit. Mbrojtja të ketë të drejtën për të hetuar. Kush thirret si dëshmitar, duhet të gëzojë mbrojtjen e të dyshuarit. Sekuestrimi i telefonit personal do të japë akses vetëm në të dhënat që vendos gjykata. Këto rregulla janë të njëjta për këdo që është duke u përballur me drejtësinë”, tha Gogu./Dosja.al

ndryshimet e kodit te procedures penale edi rama

Sondazh

Poll

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi