Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për vepra me dënim maksimal nën 5 vjet s’do të caktohet më arrest me burg

30 Shtator 2026 | 12:01

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale u shpreh se askush nuk do të shkojë në burg, nëse dënohet deri në 5 vite.

Sipas ndryshimeve të propozuara, për veprat penale me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më masë sigurimi “arrest me burg”. Kryeministri theksoi se heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie.

“Për vepra me dënim maksimal nën pesë vjet nuk do të caktohet më arrest me burg. Natyra e rëndë e veprës e marrë më vete nuk do të mjaftojë më. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës nuk mund të përdoren më si provë rrezikshmërie.

Rreziku duhet të jetë konkret, aktual dhe i mbështetur në fakte që lidhen me vetë personin. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e saj të pavarur dhe nëse kopjon argumentet e prokurorit dhe nuk arsyeton pse masat më të buta nuk mjaftojnë, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit.

Sa herë caktohet arresti, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore të llogaritur natyrisht sipas gjendjes reale financiare të personit me përjashtimet e domosdoshme për rrezikun ndaj provës, krimet e rënda me dhunë, terrorizmin, veprat kundër rendit kushtetues dhe çështjet specifike që janë kompetencë e gjykatës së posaçme.

Çdo muaj prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato. Liria nuk mund të kufizohet njëherë dhe pastaj të harrohet sikur nuk ekziston më. Po ashtu paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cënueshme.

Nëna me fëmijë deri në gjashtë vjeç. Babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton ose nuk është në gjendje të kujdeset. Personat mbi 70 vjeç, të sëmurë të rëndë dhe personat në programet terapeutike nuk mund të trajtohen më sikur rrethanat e tyre njerëzore të mos ekzistojnë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi i Ramës me Wendt, ambasada amerikane: Partneritet i fortë matet nga ajo që 2 kombe arrijnë së bashku

Ambasada e SHBA ka dalë me një reagim lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë me ambasadorin e ri të SHBA, Eric...
14:30 | 30/09/2026

Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për veprën penale zjarrvënie. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë...
13:12 | 30/09/2026

Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 130 gramë lëndë të...
12:49 | 30/09/2026