Raphina ‘braktis’ Brazilin pas dëmtimit kundër Australisë, si paraqitet situate e tij
Raphinha është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit dhe nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren ndaj Indisë, pas shqetësimeve të shfaqura në kofshën e djathtë.
Sulmuesi i Barcelonës u zëvendësua në pushim gjatë fitores 4-2 të Brazilit ndaj Australisë, pasi ndjeu shqetësime muskulare. Raphinha kishte shënuar edhe një nga golat e Brazilit nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Kontrollet mjekësore të kryera të mërkurën kanë zbuluar një problem muskular në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Federata Braziliane ka vendosur të mos ndërmarrë asnjë rrezik dhe ta lirojë lojtarin nga grumbullimi, ndërsa nuk do të thërrasë një tjetër zëvendësues për ndeshjen me Indinë.
Lajmi ka qetësuar pjesërisht drejtuesit e Barcelonës, pasi ekzaminimet nuk kanë evidentuar një dëmtim të rëndë. Megjithatë, klubi katalanas mbetet i vëmendshëm për shkak të historisë së Raphinhas me të njëjtën zonë. Sezonin e kaluar, braziliani pati disa probleme fizike që e mbajtën jashtë për një periudhë të gjatë.
Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni, ndaj Barcelona shpreson që shqetësimi të mbetet vetëm një problem i lehtë dhe ai të rikthehet sa më shpejt në dispozicion.




