E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate në Komisionin e Mbrojtjes, opozita kërkon rikthimin e çështjes së SHISH

Debate janë zhvilluar në Komisionin e Mbrojtjes, ku deputetët e opozitës kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe rikthimin e diskutimeve për Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH). Kërkesa u paraqit nga deputetët Erald Kapri dhe Klevis Balliu, por kryetari i komisionit, Bledi Çuçi, kërkoi vijimin e axhendës së parashikuar.

Kapri e fokusoi fjalën e tij te çështjet e sigurisë kombëtare dhe te informacionet e bëra publike në kuadër të hetimeve të SPAK-ut. Ai ngriti pyetje mbi komunikimet e pretenduara mes drejtueses së SHISH, Vlora Hysenit, dhe Ergys Agasit, duke kërkuar që përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse të japin shpjegime përpara komisionit.

Reklamë

Edhe Klevis Balliu kërkoi që rendi i ditës të ndryshohej dhe që komisioni të trajtonte çështjen e SHISH. Ai tha se opozita ka depozituar kërkesa drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit lidhur me kriteret e ndjekura për propozimin dhe miratimin e drejtueses së SHISH. Balliu kërkoi gjithashtu që institucionet të japin llogari lidhur me çështjet e ngritura nga opozita.

“Edhe shqetësimet e opozitës nuk ngelin thjesht një retorikë politike, por kush ka përgjegjësi e mban këtë. Ka një drejtësi të cilën e kemi ngritur me shumë sakrificë, por me bindje të thellë që do ndihmojë në ngritjen e shtetit shqiptar dhe do të shohim që këto institucione funksionojnë. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, që kemi një shtet funksional. Në bazë me axhendën e sotme, detyra jonë si Parlament është që së pari të bëjmë ligje dhe pres mirëkuptimin e kolegëve që ta pasurojmë ligjin dhe ta bëjmë sa më funksional. Ligji sot ka një rëndësi të veçantë, që masat që duhet të marrë një shtet për të parandaluar financimin e terrorizmit. Prandaj t’ia lëmë fjalën zv/ministrit”, u shpreh Çuçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.