AKTUALITET /

Zjarr në Fier, flakët përfshijnë godinën ku kishin zyrat Partia e Lirisë dhe ajo Demokratike

Shkruar nga Versus

Zjarr në Fier, flakët përfshijnë godinën ku kishin

Fier- Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve.

Flakët u përhapën në një pjesë të katit dytë, ndërsa në tre katet e tjera ndodhen zyra të bashkisë së Fierit dhe selitë e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera të godinës. Versus.al

Tags:

fier zjarr

Poll