Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të mërkure në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur në katin e dytë të godinës, ndërsa dy katet e para aktualisht janë të pashfrytëzuara.
Ndërkohë në tre katet e tjera ndodhen zyra të Bashkisë Fier, si dhe selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera të godinës.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, vijojnë punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
