Ngordhja e tonelatave të peshqve në Lushnje, Forcat e Armatosura aksion për pastrimin e rezervuarit
Efektivët e Forcave të Armatosura i janë bashkuar këtë të mërkurë një aksioni për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt në Lushnje, pas alarmit mjedisor të krijuar nga ngordhja e tonelatave të tëra peshqish.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili njofton se në terren janë angazhuar 49 ushtarakë, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone për menaxhimin dhe pastrimin e plotë të zonës.
“Lushnjë – ku efektivë dhe mjete të Forcave të Armatosura po angazhohen bashkërisht me strukturat bashkiake në operacionin për menaxhimin e situatës së krijuar në rezervuarin e Kasharaj.
Në mbështetje të Emergjencave Civile të Bashkisë Lushnjë, në operacion për pastrimin e rezervuarit janë angazhuar 49 forca, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone nga Forca Tokësore dhe Komanda Mbështetëse e FA”, ka shkruar Nufi.
Ndërkohë, situta e rëndë erdhi pasi Bashkia e Lushnjës zbrazi rezervuarin për të kryer punime rikonstruksioni në portën dalëse, çka la pas vetëm baltë dhe shkaktoi ngordhjen masive të peshqve.
Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë
Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin
- 13:12 Arrestohen dy persona në Tiranë për zjarrvënie, njëri theu masën e sigurisë
- 12:54 BE do të zgjerojë misionin detar në Mesdhe për të synuar flotën në hije të Rusisë
- 12:49 Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë
- 12:40 Arabia Saudite mohon takimin me zyrtarët izraelitë në Abu Dhabi
- 12:28 Kurti: Brenda javës kthejmë përgjigje për projektligjin e PDK-së për Specialen
- 12:22 Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin