Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    Serbia arreston 2 gra për spiunazh! Dyshohen se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informacione për agjentë të BIA-s

    Reforma në Drejtësi, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese
    Kryesore

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    September 30, 2026
    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke vënë theksin te mbrojtja e privatësisë, forcimi i të drejtave të të pandehurve dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

    Rama deklaroi se kontrolli i pajisjeve elektronike, përfshirë telefonat celularë, nuk mund të kryhet pa autorizimin përkatës të gjykatës.

    Sipas tij, në rastet urgjente të përcaktuara nga ligji, veprimi do t’i nënshtrohet më pas vlerësimit gjyqësor. Po ashtu, çdo material i marrë nga pajisjet elektronike që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet.

    Një tjetër ndryshim lidhet me përgjimet, ku Rama tha se duhet të shqyrtohen vetëm të dhënat dhe komunikimet që kanë lidhje me objektin e hetimit.

    Kryeministri njoftoi gjithashtu se marrja në pyetje dhe veprimet kryesore procedurale do të regjistrohen me zë dhe figurë.

    Rama u ndal edhe te hetimet e fshehta, duke theksuar se personi duhet të ketë të drejtë të informohet se ndaj tij është regjistruar një procedim, ndërsa hetimet e fshehta nuk duhet të kthehen në praktikë rutinë.

    “Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzat dhe mbrojtjen. Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumin  e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në Pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi”, tha Rama.

    autorizim gjykate drafti i Kodit të Procedurës Penale Drejtësia shqiptare Edi rama Kodi i Procedurës Penale kontrolli i celularëve legjislacioni shqiptar ligji ndryshime ligjore Përgjimet privatësia procedura penale Reforma në drejtësi shqipëri të dhënat identifikuese të drejtat e qytetarëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    September 30, 2026

    Serbia arreston 2 gra për spiunazh! Dyshohen se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informacione për agjentë të BIA-s

    September 30, 2026

    Reforma në Drejtësi, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

    September 30, 2026

    Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.