Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë

30 Shtator 2026 | 12:49

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim personin që posedonte lëndën narkotike. Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.  Sipas njoftimit janë proceduar penalisht edhe dy persona që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike.

 “Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shpallet në kërkim shtetasi që posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. Vihen në hetim 2 shtetas që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të shitur lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitblerja”, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza), 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. D., 37 vjeç dhe A. S., 20 vjeç, banues në Elbasan.

37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit në kërkim, ku dyshohet se po shkonte për të blerë doza. Nga kontrolli fizik, atij iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë).

Në afërsi të kësaj banese, u kap edhe 20-vjeçari me një sasi lënde narkotike me vete, të cilën dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngordhja e tonelatave të peshqve në Lushnje, Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për pastrimin e rezervuarit

Efektivët e Forcave të Armatosura i janë bashkuar këtë të mërkurë operacionit për pastrimin e rezervuarit të Kasharajt në Lushnje, pas alarmit mjedisor të krijuar...
12:47 | 30/09/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët nga GJKKO për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të akuzuar për trafik lëndësh...
12:22 | 30/09/2026

Historia prekëse e Jonit me Kombëtaren, nga kimioterapia në fushë me Asllanin

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, Burim Gashi ka rrëfyer historinë prekëse të djalit të tij, Jonit, i cili,...
12:04 | 30/09/2026