Bie zjarr në godinën ku ndodhen selitë e PD dhe PL

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në qytetin e Fierit.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të katit, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të godinës.

Dy katet e para të ndërtesës aktualisht nuk janë në përdorim, ndërsa në katet e tjera funksionojnë zyra të Bashkisë Fier, si edhe selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga të dhënat paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, grupet përkatëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?