30 Shtator 2026, 12:46
Nga G.M
pamje
ELBASAN- Një 40-vjecar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi iu gjetën dhe sekuestruan në banesë një sasi lëndësh narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, më konkretisht, u sekuestruan 1.1 kg kanabis në cilësine e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje dhe një shumë parash.
Punimet për kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit në Elbasan po vijojnë, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar dy persona që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIM:
"Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shpallet në kërkim shtetasi që posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.
Vihen në hetim 2 shtetas që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike. Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të shitur lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitblerja”, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza), 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro.
Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. D., 37 vjeç dhe A. S., 20 vjeç, banues në Elbasan. 37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit në kërkim, ku dyshohet se po shkonte për të blerë doza. Nga kontrolli fizik, atij iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë). Në afërsi të kësaj banese, u kap edhe 20-vjeçari me një sasi lënde narkotike me vete, të cilën dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
elbasan
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:49
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik t...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:33
E.d
Foto ilustruse
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarje...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:19
G.M
GJKKO
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:24
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 11:10
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit p&e...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 10:55
d
Foto ilustruse
EKUADOR- Një skandal korrupsioni ka ndodhur në Ekuador, ku ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, &e...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 10:45
E.d
Vilson Bala
TIRANA- Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 40 minutash qënd...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 10:38
E.d
Foto ilustruse
GREQI- Në një përleshje e dhunshme ka ndodhur mes të burgosurve shqiptarë dhe algjerianë në burgun e...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 10:20
E.d
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokurorët e kanë dorëzuar të mërkurën...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 09:59
E.d
Vilson Bala
TIRANA- Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur ditën e sotme në Prokurori...