30 Shtator 2026, 12:59
Nga E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt. Permes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë.
Ai thekson se marrëdhënia mes tyre mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve. Hoxha i uroj Ambasadorit ëendt sukses në misionin e tij, duke theksuar se pret me kënaqësi një bashkëpunim të afërt, produktiv dhe të qëndrueshëm.
Ministri Ferit Hoxha postim në X:
Një kënaqësi e veçantë të mirëpres Ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin tonë të parë.
Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë. Marrëdhënia jonë mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve tanë. Gjurmët e Shteteve të Bashkuara në momente kyçe dhe përcaktuese të historisë së Shqipërisë janë të pashlyeshme dhe mbeten një themel i fuqishëm për partneritetin tonë strategjik, të fortë dhe gjithnjë e më të thelluar.
Pres të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për t’iu përgjigjur sfidave globale që kërkojnë koordinim të ngushtë mes aleatëve.
Për Shqipërinë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si përparësia jonë kryesore kombëtare, dhe një partneritet i fortë e i qëndrueshëm transatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Mbetemi plotësisht të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të lidhjeve tona transatlantike në vitet që vijnë.
I uroj Ambasadorit Wendt çdo sukses në misionin e tij dhe pres me kënaqësi një bashkëpunim të afërt, produktiv dhe të qëndrueshëm./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
30 Shtator 2026, 12:36
E.d
Gjergj Erbara
TIRANA- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas paketës ligjore të propozuar nga kryeministri Rama, ku Kodi i Procedurës ...
Politike
30 Shtator 2026, 12:12
I.A
Klodian Tomorri
TIRANË- Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht kufizimi i masës “arrest n&...
Politike
30 Shtator 2026, 12:10
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është nj...
Politike
30 Shtator 2026, 11:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...
Politike
30 Shtator 2026, 11:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një...
Politike
30 Shtator 2026, 11:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re t&...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e garancive procedurale. Gjatë fjalës së tij në pr...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tha se për veprat m...
Politike
30 Shtator 2026, 11:26
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministi i vendit, Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi tha se 62% e njerëzve në burgje, jan...
Politike
30 Shtator 2026, 11:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi ka treguar të mirat e saj, por gjat&...