Gjesti i Pedrit ndaj një tifozi të vogël pas Spanjë-Kroaci nuk u transmetua, por emocionoi të gjithë

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, tërhoqi vëmendjen me një veprim të veçantë ndaj një fëmije pas fitores 4-1 të Spanjës kundër Kroacisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve të zhvilluar të martën në mbrëmje.

Takimi u luajt në Sevilje, ndërsa pas përfundimit të sfidës në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan ndodhi një moment që u komentua gjerësisht nga mediat spanjolle dhe ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Një djalë i vogël hyri në fushë sapo arbitri dha sinjalin e fundit. Ai kishte veshur fanellën e kombëtares spanjolle me numrin 20 dhe mbiemrin e Pedrit, duke treguar qartë se kishte shkuar në stadium për të takuar idhullin e tij.

Siguria reagoi menjëherë dhe nisi ta largonte fëmijën nga fusha. Megjithatë, Pedri e vuri re situatën dhe iu afrua. Futbollisti hoqi fanellën e tij, ia dhuroi djalit dhe më pas e përqafoi.

Edhe pse nuk arriti t’i afrohej vetë lojtarit, fëmija u largua nga stadiumi me fanellën e Pedrit.

Mesfushori spanjoll kishte luajtur rol edhe në një prej momenteve vendimtare të ndeshjes. Ai u aktivizua në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Fabian Ruiz, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë asistoi Lamine Yamal për golin e tretë të Spanjës, i cili e çoi rezultatin në 3-1.


Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş