AKTUALITET /

Zjarrvëniet në Kombinat dhe Prush, arrestohen dy autorët! Njëri ishte nën arrest shtëpiak

Shkruar nga Versus

Zjarrvëniet në Kombinat dhe Prush, arrestohen dy autorët!

Tiranë- Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në Kombinat dhe fshatin Prush. Në pranga kanë rënë: E.K, 49 vjeç i cili u vuri zjarrin mbeturinave në sheshin “Garibaldi” dhe Sh.H i cili ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur barishtet, por flakët i dolën jashtë kontrollit dhe shkrumbuan sipërfaqe me pisha e bimësi të egër në fshatin Prush.

Pas verifikimeve, policia zbuloi se 49 vjeçari i arrestuar për zjarrvënien në Kombinat, ishte nën masë sigurisë “arrest shtëpie” për vjedhje dhe mbajtjen e armëve të ftohta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll