Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu gjet në banesë 1.1 kilogram kanabis, armë dhe para, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Nën hetim dy blerësit

Shkruar nga Newsbomb
Iu gjet në banesë 1.1 kilogram kanabis, armë dhe para, shpallet
Foto nga banesa

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar, i cili dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në doza. Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza. Gjithashtu, u sekuestruan një peshore elektronike, një armë gjahu që dyshohet se mbahej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 40-vjeçari nuk ndodhej në banesë, ndërsa policia bën me dije se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe shtetasit B. D., 37 vjeç, dhe A. S., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim dhe dyshohet se kishte shkuar për të blerë doza të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë, thikë. Ndërkohë, në afërsi të kësaj banese u kap edhe 20-vjeçari, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike, e cila dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shpallet në kërkim shtetasi që posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza.

Vihen në hetim 2 shtetas që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të shitur lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitblerja”, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza), 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. D., 37 vjeç dhe A. S., 20 vjeç, banues në Elbasan.

37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit në kërkim, ku dyshohet se po shkonte për të blerë doza. Nga kontrolli fizik, atij iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë).

Në afërsi të kësaj banese, u kap edhe 20-vjeçari me një sasi lënde narkotike me vete, të cilën dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese