Mickoski kërkon largimin e drejtuesve të “Makedonium” pas xhirimeve të videoklipit të Don Xhonit

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se do t’i kërkojë ministrit të Kulturës dhe Turizmit shkarkimin e drejtorit dhe të Bordit Drejtues të monumentit kulturor “Makedonium” në Krushevë.

Të lidhura

None found

Vendimi vjen pasi në këtë lokacion u lejua xhirimi i videoklipit të reperit nga Kosova për këngën “Sexy Mama”. Sipas raportimeve të publikuara në mediat maqedonase, hapësira u dha me qira për vetëm 500 euro.

“Ajo që ndodhi atje ishte diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Do t’i kërkoj ministrit të Kulturës dhe Turizmit të shkarkojë drejtorin e atij institucioni, së bashku me Bordin Drejtues, pasi institucione të tilla nuk duhet të keqpërdoren për qëllime të këtij lloji”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri u kërkoi falje qytetarëve për këtë lëshim dhe tha se do të punohet për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme. “Prandaj, sot do të kërkoj shkarkimin e anëtarëve të Bordit Drejtues, si dhe të drejtorit të atij institucioni kulturor”, u shpreh ai.


Shtuar më 30.09.2026 13:29

Quantcast
sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş