E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli i Sgurisë do mblidhet sërish, PS: Auditim i thellë brenda institucionit. PD: Jetojmë në republikën e “Gysit”

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish për situatën e krijuar pas arrestimit të Vlora Hysenit, ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror me akuzën për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Bledi Çuçi i cili ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e hënë, sqaroi se vetë SHISH do të bëjë një auditim të brendshëm dhe më pas do të ketë një mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar situatën në këtë institucion

Reklamë

“Në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të raportohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, tha Çuçi.

Sqarimet e mazhorancës nuk e kanë bindur opozitën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka shfrytëzuar diskutimet për projektligjin për pastrimin e parave për të akuzuar mazhorancën se jo vetëm shërbimin sekret, por të gjithë shtetin e ka vendosur në shërbim të personave të akuzuar për krim të organizuar, si Ergys Agasi.

“Në republikën e Gysit vetëm për luftë kundër pastrimit të parave nuk mund të flitet. I patë drejtorat e policisë që paraqiten në SPAK, janë emërime të Gysit. Ajo zonja e shërbimit informativ shtetëror ka qenë ulur aty,  dhe kur kam pyetur cfarë lidhje ke më gysin, ajo zonja e ka mohuar. Shqiptarët nuk jetojnë në republikë parlamentare, por në republikën e gysit, ndaj pijini lëngun këtij ligjit”, tha Noka.

Ndërkaq Partia Demokratike ka kërkuar që parlamenti të zhvillojë një debat të posaçëm në lidhje përgjegjësitë institucionale për emërimin e Vlora Hysenit dhe mënyrën si e ka ushtruar ajo detyrën, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.  Kjo kërkesë do të shqyrtohet të mërkurën në konferencën e kryetarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.