Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hoxha takohet për herë të parë me ambasadorin Wendt: Më shumë bashkëpunim të afërt e të qëndrueshëm me SHBA-të

    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    Në kërkim për shitjen e drogës në shkollat e Tiranës, arrestohet 28-vjeçari! I sekuestrohen 2 pistoleta dhe 363 gramë kokainë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hoxha takohet për herë të parë me ambasadorin Wendt: Më shumë bashkëpunim të afërt e të qëndrueshëm me SHBA-të
    Lajmet e fundit

    Hoxha takohet për herë të parë me ambasadorin Wendt: Më shumë bashkëpunim të afërt e të qëndrueshëm me SHBA-të

    September 30, 2026
    Hoxha takohet për herë të parë me ambasadorin Wendt: Më shumë bashkëpunim të afërt e të qëndrueshëm me SHBA-të

    Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha është takuar me Eric Wendt, i cili tashmë është emëruar ambasador i SHBA-ve në Tiranë. Hoxha shprehet se gjurmët e SHBA-ve në historinë e Shqipërisë janë të pashlyeshme dhe themel për partneritetin strategjik, të cilin synon të jetë edhe më i fortë përmes marrëdhënieve dypalëshe.

    Ministri shton se ambicia e integrimit në BE dhe partneriteti transatlantik kanë të njëjtën rëndësi për Shqipërinë.

    “Një kënaqësi e veçantë të mirëpres Ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në takimin tonë të parë.

    Shtetet e Bashkuara mbeten një nga partnerët strategjikë më të afërt dhe më të çmuar të Shqipërisë. Marrëdhënia jonë mbështetet në vlera të përbashkëta demokratike, në një partneritet të fortë të sigurisë brenda NATO-s dhe në një miqësi të kahershme mes popujve tanë. Gjurmët e Shteteve të Bashkuara në momente kyçe dhe përcaktuese të historisë së Shqipërisë janë të pashlyeshme dhe mbeten një themel i fuqishëm për partneritetin tonë strategjik, të fortë dhe gjithnjë e më të thelluar.

    Pres të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për t’iu përgjigjur sfidave globale që kërkojnë koordinim të ngushtë mes aleatëve.

    Për Shqipërinë, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si përparësia jonë kryesore kombëtare, dhe një partneritet i fortë e i qëndrueshëm transatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Mbetemi plotësisht të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe të lidhjeve tona transatlantike në vitet që vijnë.

    I uroj Ambasadorit Wendt çdo sukses në misionin e tij dhe pres me kënaqësi një bashkëpunim të afërt, produktiv dhe të qëndrueshëm”, shkruan Hoxha.

    Ambasada amerikane ambasadori amerikan bashkëpunim bilateral bashkëpunim Shqipëri-SHBA diplomaci Eric Wendt Hoxha marrëdhënie diplomatike marrëdhëniet Shqipëri-SHBA partneritet strategjik Politika e jashtme SHBA shqipëri Shtetet e Bashkuara siguria takimi i parë tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hoxha takohet për herë të parë me ambasadorin Wendt: Më shumë bashkëpunim të afërt e të qëndrueshëm me SHBA-të

    September 30, 2026

    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    September 30, 2026

    Në kërkim për shitjen e drogës në shkollat e Tiranës, arrestohet 28-vjeçari! I sekuestrohen 2 pistoleta dhe 363 gramë kokainë

    September 30, 2026

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.