web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni nuk ka pasur ndonjëherë mbrojtës më të mirë sesa Edi Rama!

30 Shtator 2026, 13:49, Politikë CNA

Korrupsioni nuk ka pasur ndonjëherë mbrojtës më të

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Këlliçi shprehet se Rama është mbrojtës i korrupsionit dhe përkrah publikisht njerëzit e tij që kapen duke abuzuar.

Sipas demokratit, Rama po tregon se ka hallin e tij e të bashkëpunëtorëve si prioritet dhe jo nevojat e vendit.

“Pasi i përkrah publikisht njerëzit e tij që kapen duke abuzuar, pasi del garant i virtyteve dhe varfërisë së tyre, pasi bën 82 vota në Kuvend kundër drejtësisë dhe në mbështetje të zëvendëses së tij, tani ka bërë edhe një hap tjetër.

Mbrojtësi i korrupsionit kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale në mënyrë që ata të akuzuar për shpërdorim detyre apo shkelje e barazisë në tenderë, të mos shkojnë në burg.

Gjatë kohës që hetohen të vazhdojnë punën njësoj, procedurat njësoj, jetën njësoj.

Kujtojmë këtu se me shkelje të barazisë në tenderë, Belinda Balluku, sipas SPAK-ut, ka abuzuar me 1.2 miliardë euro buxhet të shqiptarëve. Sipas Edi Ramës, kjo është vepër e lehtë, s'duhet ndëshkuar.

Shqipëria lypset sot ta forcojë luftën ndaj këtyre kategorive, ndaj shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tenderë, dhe jo e kundërta.

Edhe një herë, Edi Rama po tregon se ka hallin e tij e të bashkëpunëtorëve si prioritet, jo nevojat e vendit”,-shprehet Këlliçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga