Sezon i vështirë për Vinicius, Ancelotti: Ka nevojë për durim, ai ende mund të bëjë diferencën
Carlo Ancelotti ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior, pavarësisht formës jo të mirë që sulmuesi brazilian po kalon në fillim të këtij sezoni.
Vinicius ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat, por në ndeshjen e fundit me Brazilin tregoi sërish disa nga cilësitë e tij.
Në fitoren 4-2 ndaj Australisë në Brisbane, 26-vjeçari kontribuoi në aksionin e golit të tretë dhe realizoi nga pika e bardhë penalltinë për 4-2.
Ancelotti, i cili e ka drejtuar Viniciusin edhe te Real Madridi, beson se sulmuesi do ta rikthejë shpejt formën e tij më të mirë.
“E njoh shumë mirë Vinicin. Për mua, ai është një lojtar kyç për kombëtaren dhe për Brazilin. Ai ka qenë gjithashtu një lojtar kyç në rrugëtimin tim në futboll”, tha Ancelotti.
“Edhe kur nuk është në formën më të mirë, mund të bëjë diferencën”, shtoi ai.
Trajneri italian pranoi se Vinicius aktualisht nuk është në nivelin e tij më të lartë, por theksoi se sezoni sapo ka filluar dhe nuk ka arsye për alarm.
“Ai është një lojtar kyç për të ardhmen. A është në formën e tij më të mirë tani? Jo. Por ky është vetëm fillimi i sezonit. Vini, edhe kur nuk është në formën më të mirë, mund të bëjë diferencën, ashtu siç bëri sot”, deklaroi Ancelotti.
Sipas tij, pikërisht ndërhyrja e Viniciusit ishte vendimtare për ndryshimin e rrjedhës së ndeshjes ndaj Australisë.
“Goli që e hapi vërtet ndeshjen erdhi falë tij. Prandaj do të jem shumë i durueshëm, sepse ai e meriton atë durim”, shtoi Ancelotti.
Al-Khelaifi nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s: Nuk kam interes
Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet
Shqipëria bind ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 3-0 në transfertë dhe kryesojnë grupin
- 13:57 Kim Jong-un mbi 140 kg, inteligjenca e Koresë së Jugut: Nuk ka shenja të problemeve të rënda shëndetësore
- 13:51 Çështja “Vlora Hyseni” rikthehet në Këshillin e Sigurisë, Çuçi: SHISH do të bëjë auditim të thelluar
- 13:50 Mungesa e tureve me audio, muzeu britanik përballet me padi për shkelje të ligjit të barazisë
- 13:47 Macron i kërkon Evropës të mbrojë industrinë, paralajmëron për varësi në rritje nga Kina
- 13:47 Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro, presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027
- 13:46 Mbreti spanjoll: Trajtimi i kalimit masiv të emigrantëve në Ceuta është përgjegjësi e të gjithë BE-së