Tronditet bota e futbollit, vritet presidenti i klubit bullgar Botev Plovdiv

Biznesmeni bullgar Iliyan Filipov, pronar i kompanisë së transportit dhe ndërtimit PIMK dhe president i klubit Botev Plovdiv, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Plovdivit.

Sipas informacionit të bërë publik nga Prokuroria Publike, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit. Filipov është qëlluar në kokë në pronën e tij, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Prokuroria ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka të dhëna që biznesmeni të ketë marrë kërcënime para ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas krimit, forcat e policisë dhe ekspertët kriminalistikë rrethuan një zonë të gjerë pranë vendit të ngjarjes. Rrugët përreth u bllokuan përkohësisht, ndërsa grupet hetimore kryen këqyrjen e vendit dhe grumbulluan provat materiale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Filipov ishte themelues dhe një prej figurave kryesore të PIMK, kompani e konsideruar ndër grupet e rëndësishme në sektorin e transportit në Bullgari, me aktivitet edhe në fushën e ndërtimit.

Emri i tij ishte i lidhur ngushtë edhe me Botev Plovdiv. Filipov mori drejtimin e klubit në verën e vitit 2025, në një periudhë të vështirë financiare, dhe u angazhua në procesin e stabilizimit të situatës së klubit.

PIMK ishte gjithashtu kompania që u përfshi në projektin e rinovimit të stadiumit “Hristo Botev”. Në muajt e fundit, Filipov dhe kompania e tij kishin pasur përplasje publike me kryetarin e bashkisë së Plovdivit, Kostadin Dimitrov, lidhur me vonesat në licencimin e fazës së fundit të punimeve në stadium.

Hetimet për vrasjen vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi motivin e krimit dhe personat përgjegjës.

Iliyan Filipov

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?