web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi: 30 vite zullume, asnjë nga shefat e politikës nuk është dënuar

30 Shtator 2026, 14:08, Politikë CNA

Shehi: 30 vite zullume, asnjë nga shefat e politikës nuk

Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për politikën shqiptare të pas tranzicionit.

Në një dalje televizive, Shehi u shpreh se në 30 vite të këqijash dhe padrejtësish politike, asnjë nga drejtuesit e lartë nuk ka marrë dënim.

Sipas Shehit, realiteti i dënimeve është i vogël, pasi ndër vite janë marrë vetëm masa të lehta ndëshkimore.

“Ndonjë represion të madh për këta të politikës unë nuk shoh fare. Zhurma është e madhe. Realiteti i dënimeve është i vogël. Më thuaj ti, ministri i Brendshëm u arrestua me zhurmë të madhe, një vit burg. Ky tjetri ka dalë tani, nuk është çudi të dalë ndonjë tjetër. Ndonjë nga këto shefat e politikës keni parë që të dënohen në këto zullume në 30 vjet?!”, tha Shehi./CNA





Lajmet e fundit nga