30 Shtator 2026, 14:10
Nga E.d
Pamje
SARANDA- Një shpërthim ndodhi ditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Si pasojë e kësaj u plagosën dy punonjës, të cilët u transportuan në urgjencën e spitalit të Sarandës. Karburanti ka qenë i mbyllur për një periudhë tre mujore, ndërsa punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional.
Punëtorët e mirëmbajtjes së karburantit, Fatmir Pema 39 vjeç dhe Florian Bica 27-vjeç, kanë qenë duke punuar me një mjet prerës, troko, dhe nga shkëndijat dyshohet të jetë shkaktuar shpërthimi. Si pasojë e shpërthimit, Fatmir Pema ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili bëri të ditur se pika kishte qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Sipas verifikimeve paraprake të inspektorëve, në momentin e shpërthimit në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti.
ISHTI bëri me dije se po vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në bashkëpunim me strukturat përkatëse. Kjo me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Institucioni bëri me dije se, në këtë fazë të verifikimeve, nuk rezulton përgjegjësi që mund t’i atribuohet atij për shpërthimin./Dosja.al
saranda karburat “an oil”
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:58
E.d
Pamje
ZVICRA- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi të konsider...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:19
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, në Fier. Flakët përfsh...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:01
G.M
Foto ilustruese
TIRANA- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi dyshohen se kanë ndezur qëllimsht zjarr&nbs...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:46
G.M
pamje
ELBASAN- Një 40-vjecar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi iu gjetën dhe sekuestruan në banes&eu...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:49
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik t...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:33
E.d
Foto ilustruse
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarje...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:19
G.M
GJKKO
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:24
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 11:10
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit p&e...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 10:55
E.d
Foto ilustruse
EKUADOR- Një skandal korrupsioni ka ndodhur në Ekuador, ku ish-ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Juan Carlos Holguín, &e...