web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videot e "Gysit" janë videot e "Ramës"

30 Shtator 2026, 14:17, Aktualitet CNA

Videot e "Gysit" janë videot e "Ramës"

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me disa video që, sipas tij, po qarkullojnë në rrjet por që nuk janë video të Ergys Agasit.

Çollaku shprehet se këto video janë shpërndarë me qëlim për të hequr vëmendjen e çështjeve më të rënda.

Ai shkruan më tej se kjo bëhet po ashtu për të fituar kohë, pasi sipas tij videot me listëpgaesa dhe biseda të trafikantëve janë gati duke u shfaqur.

Postimi i plotë:

Videot e "Gysit" janë videot e "Ramës"

Është mbush Tirana me video rënkimesh disi çartistike, jo qeveritare...jo të zyrës së "Gysit". Një diversion pervers për të marrë vëmendje tjetër kund dhe jo aty ku zdërhallet pushteti..

Sa për të fituar pak kohë mbase...ngaqë videot me listëpagesa dhe biseda të trafikantëve janë në prag shfaqjeje.

Kjo regji rrjetesh ka një aks përdorje diku. Te "Pandora e Bllokut" janë drejtorë të rëndësishëm agjencish qeveritare, deputetë e ish deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë. Ajo është kasaforta e "vdekjes"

Aty SPAK nuk do rrjedhë. Do i ruajë si sytë e ballit, aty ky ka sy. Ndonëse kjo nuk është vepra penale. Tjetërkund fle shejtani. Ti japim turmës elektrik blu, të fshehim e mbajmë sa më larg kuplarasë financiare e narkotike. Aty ka pazare e tendera. Me dhe pa rroba. Me ah e me uh, pak rëndësi ka. Kjo pjesa ero-komunikimit është personale. Të shkojnë te gjykata e familjes. Ajo tjetra e pazareve, ajo kërkon shpartallim juridik e publik.

Videot kanë markën e tregut "Gysi" por janë prodhim "Rama". /CNA





Lajmet e fundit nga