30 Shtator 2026, 14:29
Nga d
Viktima dhe partneri
TIRANA- Ish-bashkëshorti i të ndjerës Xhuana Nikollaj, e cila u vetëvra disa muaj më parë është arrestuar ditën e sotme pas disa kohësh ku ndoshej në arrati. Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti është arrestuar ditën e sotme nga policia. Dyshohet se Fizi kishte dhunuar të ndjerën, ndaj për këtë shkak ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij u bë pas bashkëpunimit mes Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe pas kontakteve me familjarët dhe avokatin e tij, të cilët kanë bërë të mundur dorëzimin e tij. Aktualisht Fizi ndodhet në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.
Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, ndërsa natën e ngjarjes Eraldo Fizi ishte takuar me të ndjerën. Ata kishin udhëtuar drejt Shëngjinit, ndërsa dyshohet se gjatë rrugës Fizi e ka dhunuar të renë në makinë. Gjithashtu rezulton se natën e krimit, Fizi është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”.
Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Po ashtu, në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj./Dosja.al
xhuana nikollaj eraldo fizi lezhë
Aktualitet
30 Shtator 2026, 14:10
E.d
Pamje
SARANDA- Një shpërthim ndodhi ditën e djeshme në pikën e karburantit “AN Oil”, në rrugën “S...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:58
E.d
Pamje
ZVICRA- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi u kap me një sasi të konsider...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:19
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit, në Fier. Flakët përfsh...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 13:01
G.M
Foto ilustruese
TIRANA- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi dyshohen se kanë ndezur qëllimsht zjarr&nbs...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:46
G.M
pamje
ELBASAN- Një 40-vjecar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi iu gjetën dhe sekuestruan në banes&eu...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:49
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik t...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:33
E.d
Foto ilustruse
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht hyn në vëmendjen e publikut shqiptar përmes ngjarje...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:19
G.M
GJKKO
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin e GJKKO-së për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, të...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 12:24
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së ...
Aktualitet
30 Shtator 2026, 11:10
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit p&e...