Guardiola për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt: I besoj klubit
Pep Guardiola ka mbajtur të njëjtin qëndrim për vite me radhë sa i përket çështjes së 115 akuzave ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullave financiare të Premier Ligës.
Sipas një raportimi të “Planet Football”, trajneri spanjoll vazhdimisht ka deklaruar se i beson drejtuesve të klubit dhe se do ta pranonte vendimin e procesit të pavarur, nëse City do të shpallej fajtor.
“Ne nuk jemi fajtorë derisa të provohet”, tha Guardiola, ndërsa në një tjetër deklaratë theksoi: “Nëse më gënjejnë, të nesërmen nuk do të jem këtu”.
Guardiola gjithashtu kishte kërkuar që procesi të përfundonte sa më shpejt, duke thënë në vitin 2023 se do të preferonte që vendimi të merrej “sot pasdite” sesa të nesërmen.
Edhe në vitin 2026, para largimit nga posti i trajnerit të Cityt, Guardiola përsëriti besimin e tij te drejtuesit: “I besoj. Kam folur me ta dhe i besoj mënyrës se si janë sjellë”.
Manchester City u akuzua nga Premier League në shkurt të vitit 2023 për 115 shkelje të pretenduara, ndërsa çështja është trajtuar nga një panel i pavarur.
Sezon i vështirë për Vinicius, Ancelotti: Ka nevojë për durim, ai ende mund të bëjë diferencën
Al-Khelaifi nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s: Nuk kam interes
Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet
- 14:30 Takimi i Ramës me Wendt, ambasada amerikane: Partneritet i fortë matet nga ajo që 2 kombe arrijnë së bashku
- 14:27 Mbi 400 të arrestuar gjatë bllokadave të shkollave të mesme në Francë
- 14:19 Kryeministri bullgar kërkon që Evropa të dialogojë me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor
- 14:17 Sanchez: Nuk ka prova se Maroku planifikoi dyndjen e emigrantëve drejt Ceutës
- 14:08 Shtëpia e prindërve të tij u shfaq në dokumentarin e Taylor Swift, austriaku humb çështjen e privatësisë kundër Disney
- 14:01 Sezon i vështirë për Vinicius, Ancelotti: Ka nevojë për durim, ai ende mund të bëjë diferencën